Prishtina zyrtare konfirmon se vazhdojnë përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Sipas zv.Ministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, “Eshtë bërë lobim i mjaftueshëm. Besojmë fuqishëm se kjo çështje do të përmbyllet brenda vitit”. Ndërkohë, bëhet e ditur se Këshilli Ekzekutiv i Interpolit në Lion të Francës, tashmë e ka vendosur Kosovën në axhendë. Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të zhvillohet në nëntor, në Emiratet e Bashkuara Arabe.