Rajoni

Kosovë, LDK-ja kërkon plotësimin e KQZ-së

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike, ngriti sot shqetësime lidhur me mos-emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i Grupit Kuvendor të LDK-së, Avdullah Hoti, akuzoi Presidentin Hashim Thaçi, se po krijon një precedent të rrezikshëm për sistemin zgjedhor dhe demokracinë në vend. Duke vënë në dukje se ngërçi zgjat prej rreth tre muajsh, Hoti i kërkoi Thaçit të veprojë, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese.