Rajoni

Kosovë, ministri i Financave heq dorë nga shtesa e pagës së rritur

Në Kosovë, Ministri i Financave shprehet kundër vendimit për rritjen e pagave të anëtarëve të Qeverisë. Kryeministri Ramush Haradinaj, e cilësoi “Të pakuptimtë” qëndrimin e Bedri Hamzës. Haradinaj tha se “Vendimi do të jetë i përkohshëm, deri në miratimin e ligjit për nivelin e pagave”. Komentet e kreut të Qeverisë, pasojnë kritikat e djeshme të Shefes së Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë. Nataliya Apostolova kërkoi që ky vendim të tërhiqet.