Rajoni

Kosovë, Opozita: Platforma e Veselit pafuqi e pushtetit për tema të mëdha

Në Kosovë, Opozita del kundër platformës së propozuar nga Kryeparlamentari Kadri Veseli, që synon të bëjë bashkë partitë politike, në arritjen e një konsensusi. Për Lidhjen Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje, “Kjo është dëshmi e pafuqisë së koalicionit qeverisës për t’u marrë me tema të mëdha”. Sipas tyre, tashmë duhet të diskutohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.