Brukseli zyrtar publikon sot raportin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Dokumenti pritet të dëshmojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Referuar burimeve diplomatike, mediat kosovare bëjnë të ditur se raporti do të jetë pozitiv.