Rajoni

Kosovë, Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, emëroi Shpend Maxhunin, drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Maxhuni ishte pjesë e strukturave të Policisë së Kosovës prej vitit 1999. Më 30 mars Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin AKI-së, Driton Gashi, pas arrestimit dhe deportimit në Turqi të gjashtë shtetasve turq.