Aktualitet

KPK: Altina Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, Vetting-u vazhdoi sot me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Në raportin e relatores së KPK-së u tha se ILDKPI-ja e ka certifikuar si të pastër pasurinë e Xhoxhajt duke deklaruar se ka të ardhura të mjaftueshme për ta justifikuar. Por, relatorja e çështjes theksoi se “Nga hetimi administrativ i thelluar u konstatuan problematika sa i përket pasurisë së Xhoxhajt”. Nuk justifikohen të ardhurat për blerjen e dy apartamenteve e të një trualli. Gjithashtu, ato nuk përputhen me kursimet e gjyqtares. Për mediat, foli avokatja e saj, Entela Shejkala.