Aktualitet

Krahasuar me 2021 pjesëmarrje e ulët në votime, deri në orën 16:00 kanë votuar 32% e qytetarëve!

Deri në orën 16:00 kanë votuar 32% e votuesve. Shifrat i bën me dije KQZ, ku më konkretisht deri tani kanë votuar 619193 votues. Bëhet fjalë për 2679 qendra votimi që kanë raportuar nga 5213 në total.

Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00. Duke bërë një krahasim me zgjedhjet e 2021, në këtë orar aso kohe kanë votuar 41.25%.

Ndërkohë për të ndjekur në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Republikën e Shqipërisë mjafton të klikoni në këtë link.