Bota

Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit, Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti thirrjen për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara, që t’i jepet fund luftës. Ndërkaq, fushatën e sulmeve të fundit të ndërmarrë nga militantët, e justifikoi me praninë e forcave të huaja, të cilat i konsideron “pushtetuese”. Talebanët janë zotuar të ndalin sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë festimeve të Bajramit të Madh.