Bashkë-krijuesi i serialit të njohur “Rick and Morty” Justin Roiland pak pasi u lirua nga akuzat për dhunë në po përballet me një akuzë të re. Sipas një raporti të NBC, Roiland akuzohet se ka abuzuar seksualisht me gra, duke përfshirë edhe të mitur. Herën e fundit që Roiland u përball me drejtësinë, akuzat ndaj tij u pushuan për shkak të mungesës së provave. Së fundmi 11 gra po e akuzojnë Justin për abuzim dhe ngacmim përmes mesazheve me tekst midis viteve 2014 dhe 2022.
9 nga 11 gratë pohojnë se Roiland ishte ajo që i ktheu bisedat e tyre në seksuale, ndërsa tre prej tyre thanë se ishin vetëm 16-vjeçe kur filloi gjithçka. NBC thotë se ka materiale, duke përfshirë foto, video, postime në mediat sociale, email dhe fatura nga linja ajrore dhe Uber, në lidhje me këtë çështje dhe që provon sjelljen abuzive të Roiland.
Një grua pohoi se krijuesi e detyroi që të bënte seks oral, pavarësisht refuzimit të saj, ndërsa një tjetër pretendoi se ai kishte përfituar nga ajo, pasi kishte kryer marrëdhënie me të ndërsa ai kishte pirë alkool. Ajo pretendon se kjo eksperiencë e ka dëmtuar psikologjikisht. Deri më tani, Roiland nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje.