Për shkak të krizës së emigrantëve, populistët dhe nacionalistët në BE, patën shumë material për të rritur distancën nga të tjerët, duke siguruar më shumë mbështetje në zgjedhje. Sipas Kreut të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, “Kjo solli mungesë solidariteti të vendeve në veri të Europës, kundrejt atyre në Jug, që lagen nga Mesdheu dhe përballen me fluksin e emigrantëve”.