Ministria e Jashtme ruse ankohet se kriza e marrëdhënieve SHBA-Rusi po prek edhe fluturimet ajrore. Në një komunikatë të zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, thuhet se pala amerikane po refuzon të pajisë me vizë pilotët rusë. Gjithsesi, ambasada amerikane në Moskë reagoi, duke thënë se këto janë të gjitha gënjeshtra, ndërsa shtoi se në dispozicion të ekuipazheve ruse ka takime të posaçme për të siguruar vizën, por që nuk po shfrytëzohen nga këta të fundit.