Mijëra njerëz protestuan kundër abortit, në Zagreb të Kroacisë. Në tubimin e quajtur “Marshi për Jetën”, morrën pjesë rreth 10 mijë persona. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytetet Split e Rijeka. Aborti është legal në Kroaci deri në javën e 10-të të shtatzënisë. Ligji për abortin daton që prej vitit 1978, kur Kroacia ishte pjesë e Jugosllavisë. Aktivistët kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet.