Aktualitet

Kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj ende në arrest shtëpie

Pas arrestimit për tjetërsimin e tokave në bregdet, Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj vijon të qëndrojë në arrest shtëpie. Vartësit e tij të mbetur në institucion thonë se vijojnë punën, mbledhin të ardhurat, u shërbejnë qytetarëve si edhe përgatiten për sezonin e ri turistik. Ndërkohë, Frrokaj firmos në banesë për çështjet e financës dhe urbanistikës.