Pas daljes së Amerikës nga Marrëveshja Ndërkombëtare Bërthamore me Iranin, Ministri Iranian i Punëve të Jashtme nisi me Pekinin një tur vizitash, që do ta çojnë dhe në Moskë e Bruksel. Në fokus të takimeve të Mohammad Javad Zarif-it është mbrojtja e interesave ekonomike të Republikës Islamike. Marrëveshja historike e 2015-ës parashikon heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të angazhimit të vendit për të mos u pajisur me armë bërthamore.