Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian falenderoi presidentin rus, Vladimir Putin, për atë që ai e quajti “pozicion të balancuar” të Moskës, pas trazirave politike, që i mundësuan Pashinianit të vijë në pushtet. Kryeministri armen, po ashtu e siguroi Kremlinin se “aleanca strategjike” mes dy shteteve nuk është vënë në dyshim. Pashinian dhe Putin u takuan në Soçi të Rusisë, gjatë samitit të Bashkimit Ekonomik të Euroazisë.