Kryeministri australian Malcolm Turnbull njoftoi se do të ofrojë një ndjesë zyrtare më 22 tetor të këtij viti për fëmijët viktima të abuzimit institucional seksual. Ndjesa zyrtare, është rezultat i një hetimi pesë vjeçar që mblodhi dëshmi nga mijëra viktima që kanë pësuar abuzime, në kisha dhe institucione shtetërore. Turnbull tha se qeveria do të krijojë një zyre kombëtare për sigurinë e fëmijëve si dhe kompesim financiar për të abuzuarit.