Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare ku u prit nga Kryeministri Edi Rama. Në konferencën për shtyp me homologun e tij Belg, Rama u ndal te progresi i prioriteteve që e lidhin Shqipërinë me destinacionin europian. I pyetur nëse do të udhëtonte me kreun e opozitës Basha për të zhvilluar takime në kancelaritë kryesore europiane, Rama tha se ”Do të ishte shumë e vlefshme nëse ajo do të ndodhte”. Ndërkaq Kryeministri belg Michel, shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë, në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.