Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ndan pamjet nga Gjiri i Gramës: Energji verore!

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Mirëmëngjes

Dhe me energjinë verore nga Gjiri i Gramës, ju uroj një javë të mbarë!”

– shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.