Bota

Kryeministri i Francës anulon vizitën në Izrael

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, anuloi vizitën e tij në Izrael e cila planifikohej në fund të muajit maj. “Për shkak të intensitetit të punimeve të qeverisë në ditët e ardhshme Kryeministri Philippe anulon vizitën në Izrael”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë. Qeveria franceze kishte reaguar ndaj vendimit për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Aviv-i në Jeruzalem, duke thënë se vendimi ka prishur shpresat për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve në rajon.