Bota

Kryeministri sllovak: Askush nuk na kërkon që ta njohim Kosovën!

Kryeministri sllovak, Peter Pelegrini, tha në Parlamentin e Bratislavës, përpara Samitit të Bashkimit Evropian në Sofje, se askush nuk i kërkon Sllovakisë të njohë shtetin e Kosovës. Ai theksoi se Bratislava zyrtare, nuk e ka ndërmend të ndryshojë asgjë, në mënyrë që të njohë pavarësinë e Kosovës.  Pelegrini i bëri deklaratat me rastin e vendimit të kryeministrit spanjoll për të bojkotuar Samitin edhe për shkak të Kosovës.