Gossip Showbiz

Ku shkon kështu more Ronaldo, i bëre çunat të “flasin me vete”/Fiziku i yllit portugez të lë pa fjalë!

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është i njohur tanimë nga të gjithë për format e tij perfekte trupore. Futbollisti i Manchester Unitedit është një fanatik i stërvitjeve dhe përkushtimi i tij ndaj ushqimit të shëndetshëm është shumë strikte. Edhe pse 36-vjeç ai ka një fizik për t’u patur zili edhe nga moshat më të reja.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Ronaldo ka treguar trupin e tij tërë muskuj dhe sigurisht që nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet nga fansat e tij.

https://www.instagram.com/p/CXRnM98KyNz/

Sa i përket futbollit, CR7 vazhdon të jetë ndër sulmuesit më të mirë në botë. Një tjetër rekord personal për Ronaldon u shënua me dy golat e realizuar kundër Arsenalit në fitoren 3-2. 36-vjeçari ka kapur shifrën e 801 realizimeve në karrierë duke u afruar ndjeshëm me Josef Bican, çekun që numëron 805 gola në karrierën e tij, por që ka luajtur në kampionate të dorës së dytë.

Gjithsesi këto rekorde fantastike Ronaldo nuk do t’i shijojë i qetë. Mediat në Itali shkruajnë se fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ do të merret në pyetje nga drejtësia italiane, pasi është përmendur në operacionin ‘prisma’ ku po hetohet Juventusi dhe klube të tjera për plusvalenca fiktive, duke ndihmuar kompaninë për t’i shpëtuar ligjit. Nuk dihet nëse Ronaldo do udhëtojë në Itali apo avokatët e tij do të zgjidhin çështjet.

Sa i përket jetës private, familja e CR7 po zgjerohet sërish. Partnerja e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë dhe këtë herë me binjakë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti portugez.

Jemi shumë të lumtur që t’ju lajmërojmë që po presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri, mezi po presim t’i njohim.

Rikujtojmë që futbollisti i njohur ka katër fëmijë, Cr Junior, binjakët Eva dhe Mateo dhe një vajzë me partneren e tij Georgina, Alana.