Kuba filloi sot zinë kombëtare dyditore, pas aksidentit ajror të një dite më parë kur rrëzimi i një avioni linje, shkaktoi të paktën 107 viktima dhe tre të plagosur në gjendje kritike. Boeing-u sapo ishte nisur nga Havana për në Holguin, në lindje të Kubës. Ndërkaq, pritet një konferencë shtypi për të dhënë sqarime rreth ngjarjes.