Ura e Drinit të Zi që lidh Rrugën e Kombit në Kukës u bllokua sot, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë. Ato ishin ngarkuar në 10 trajlera, me gjatësi 30 metra secili. Më pas, për të lehtësuar trafikun, kompania konçensionare e Rrugës së Kombit mori masa të shpejta, duke zbërthyer anësoret e urës.