Një 37-vjeçar i dënuar nga gjykata e Pejës për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Tepelenë me qëllim ekstradimi në Kosovë.
Policia njoftoi se si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A.K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.
Sipas policisë gjatë vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar dy urdhërarreste për këtë shtetas, konkretisht një për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetri për kultivim të bimëve narkotike e për armëmbajtje pa leje.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A.K., në Kosovë, njoftoi policia