Bota

Kundërpërgjigjet Izraeli, dëbon konsullin turk në Jerusalem

Paraditen e sotme Turqia dëboi ambasadorin izraelit në Turqi, Eitan Naeh, pas masakrës së pashembullt që ndodhi në Gaza në momentin që në Jeruzalem inaugurohej ambasada e Shteteve të Bashkuara. Gjatë pasdites është përgjigjur edhe Izraeli duke thirrur konsullin turk në Jerusalem në Ministrinë e Jashtme izraelite për t’i kërkuar që “të kthehej në shtëpi për një periudhë kohore për konsultime”. Kjo u njoftua nga zëdhënësi i ministrisë në Jerusalem, Emmanuel Nahshon.