Kupa e Botës vijon sot me takimet e grupeve G dhe F. Në orën 14:00 luhet sfida Belgjikë-Tunizi, ndërsa në 17:00, Kore e Jugut-Meksikë, por në mbrëmje, të gjithë janë me sy e veshë nga Gjermania, që në 20:00, zhvillon ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Grupin F. Pas humbjes 1-0 përballë Meksikës, gjermanët do të përballen me Suedinë, që në këtë sfidë, hyn me qëllimin për të mos humbur.