Ndërsa nesër starton Botërori i Rusisë në Futboll, vëmendja është kthyer nga Kupa e Botës për 2026-ën që vjen me veçanti. Kongresi i FIFA-s vendosi sot që për herë të parë, Kampionati të zhvillohet në tre vende: Amerikë, Kanada e Meksikë. Ato mundën në votim, kandidaturën e Marokut. Ndërkaq, Botërori i Amerikës së Veriut do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse, pas 8 vjetësh.