Sport

Kupa e Botës, sot luhen tre ndeshje

Dita e dytë e Kampionatit Botëror në Rusi, rezervon sfida mjaft interesante. Në orën 14:00 pritet të luhet Egjipt-Uruguaj, në 17:00 vjen përballja Marok-Iran, ndërsa në orën 20:00 supersfida Portugali-Spanjë.  Dy skuadrat pretendente për ta fituar këtë Botëror do të përballen në “Fisht Stadium” në Soçi. Një ditë më parë, Rusia e nisi me këmbë të mbarë Botërorin, duke shpartalluar Arabinë Saudite me rezultatin 5-0.