Sport

Kupa e Greqisë, sonte sfida PAOK-AEK

Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga dita kur sfida PAOK-AEK nuk përfundoi për shkak të incidenteve, këto dy skuadra do të përballen sërish sot në mbrëmje në finalen e Kupës së Greqisë. Siç pritej, trazirat filluan që në orët e vona të së premtes dhe vijojnë ende në zona të ndryshme të Athinës. Megjithatë më kaotike situata mund të bëhet në mbrëmje, kur nga Selaniku pritet të mbërrijnë rreth 200 autobusë me tifozë të PAOK-ut, për rreth 20 mijë vende në stadium.