Rajoni

Kurti kërkon dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj

Albin Kurti kërkon dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, sipas tij, “Për shkak të krizës ekonomike e politike që po përjeton vendi”, si dhe “të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme”. Në një tryezë me pjesëmarrjen e partive opozitare, Kryetari i Vetëvendosjes argumentoi se “Haradinaj nuk ishte i aftë të ruante integritetin territorial të Kosovës, me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi”. “Nëse nuk dorëhiqet, të votëbesohet në Kuvend”, – tha kreu i “Vetëvendosjes”.