Rajoni

Kushtet për BE, Merkel-Thaçit: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit!

Angela Merkel i kujtoi Kosovës sfidat që ka përpara në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si kusht drejt rrugës së Bashkimit Evropian. Ne Konferencën për shtyp me Presidentin kosovar Hashim Thaçi Merkel insistoi se marrëveshjet e nënshkruara duhen zbatuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Edhe Thaçi u shpreh se normalizimi i raporteve mes të Kosovës dhe Serbisë është jetike.