Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi me 69 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për emrin me Greqinë. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha në Parlament se me ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, ruhet identiteti shtetëror dhe kombëtar i Maqedonisë. Marrëveshja historike midis dy vendeve u nënshkrua të dielën në Prespë, ndërsa Maqedonia do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”.