Politikë

Kuvendi nis javën me axhendë intensive

Kuvendi e nis këtë javë me një axhendë të ngjeshur aktivitetesh. Sot mblidhen të paktën 5 komisione kuvendore. Pas rreth 60 minutash, mblidhet Konferenca e Kryetarëve me diskutime për kalendarin dhe programin e Kuvendit. Në orën 13:00 pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për t’i dhënë mandatin, deputetit socialist Spartak Braho, i cili zëvendëson Saimir Tahirin.