Botë e Çuditshme

Ky qytet po u lutet turistëve të shmangin ardhjen gjatë fundjavës!

Qyteti Brihuega në qendër të Spanjës ka bërë një thirrje të pazakontë; vizitorët të shmangin ardhjen gjatë fundjavës. I njohur për fushat mahnitëse me livandë që shtrihen në mbi 1,000 hektarë, Brihuega tërheq mijëra turistë çdo verë. Kryetari i bashkisë, Luis Vuego, ka kërkuar që udhëtimet të planifikohen nga e hëna në të enjte, për të shmangur mbingarkesën dhe për të lehtësuar presionin mbi shërbimet lokale.

Ai tha se fundjavat janë shumë të vështira për qytetin. Pavarësisht sfidave, sezoni i livandës sjell mbi 8 milionë euro për ekonominë vendase në vetëm disa javë. Ndërkaq, në një botë ku lidhjet sociale, rrjetet virtuale dhe rutina e përditshme janë bërë pjesë thelbësore e jetës, ideja për të udhëtuar vetëm mund të tingëllojë si një luks i guximshëm apo një zgjedhje e pazakontë. Megjithatë, pushimet vetëm po kthehen gjithnjë e më shumë në një trend të dashur nga ata që kërkojnë jo thjesht largimin nga përditshmëria, por një rilindje personale.

Të udhëtosh vetëm do të thotë të kesh lirinë për të zgjedhur destinacionin që dëshiron, ritmin që të përket dhe momentet që të frymëzojnë. Nuk ka orare të vendosura nga të tjerët, as kompromise në zgjedhjet ditore. Është një kohë për të dëgjuar më shumë veten, për të njohur limitet, dëshirat dhe për të testuar guximin.