Rrjeti social, “Facebook” po teston udhëzime të reja që i pyesin njerëzit nëse shqetësohen se disa nga miqtë e tyre po bëhen ekstremistë dhe paralajmërojnë përdoruesit se ata mund të jenë ekspozuar ndaj përmbajtjes ekstremiste.
Ndërkaq, “Facebook Messenger” do të kufizojë përcjelljen e mesazheve për të luftuar dezinformimin. Andy Stone, një zëdhënës i Facebook tha për “CNN” se:
Ky test është pjesë e punës sonë më të madhe për të vlerësuar mënyrat dhe për të siguruar burime dhe mbështetje për njerëzit në Facebook, të cilët mund të jenë marrë ose ishin të ekspozuar ndaj përmbajtjes ekstremiste, ose mund të njohin dikë që është në rrezik. Grupet e dhunshme përpiqen të manipulojnë zemërimin dhe zhgënjimin tuaj, Ju mund të merrni masa tani për të mbrojtur veten dhe të tjerët!

Rikujtojmë, se në vitet e kaluara, “Facebook” është kritikuar sepse nuk ka bërë sa duhet për t’u marrë me përmbajtjet ekstremiste dhe false në platformën e tij. Në shkurt, “Facebook” ndau se ndërmori veprime kundër 26.9 milionë shkrimeve, që kryesisht ishin shkrime me gjuhë të urrejtjes.
Ndërkaq, së fundmi, “Facebook” ka ‘kapërcyer’ vlerën 1 trilionë dollarë për herë të parë. Kompania e medias sociale është e pesta që arrin këtë objektiv duke ju bashkuar Apple, Microsoft, Amazon dhe Google. Aksionet e kompanisë u rritën ditën e djeshme pasi u pushuan dy hetime ndaj rrjetit social nga Komisioni Federal Tregtar.