Spanja ka regjistruar dje dhe sot temperatura historike, pasi termometri zbriti deri në -25,4 gradë Celsius. Kjo situatë ka vështirësuar pastrimin e rrugëve nga dëbora, veçanërisht në kryeqytetin Madrid, ku shumë rrugë mbeten të bllokuara. Një pjesë e madhe e qendrës dhe lindjes së vendit vazhdon të jetë e mbuluar nga dëbora pas kalimit të një stuhie të pazakontë.
E quajtur filomena, kjo e fundit ka shkaktuar shira të fortë në Spanjë ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Agjencia e motit AEMET i cilësoi këto temperatura historike:
Në Spanjën qendrore dhe lindore, termometri u ul në -25,4 gradë Celsius në një fshat në rajonin e Aragonës, në verilindje të Madridit. Me -10,8 ° C, Madridi shënoi temperaturën e tij më të ulët në gjysmë shekull dhe në aeroportin e tij Barajas u shënua një temperaturë prej -13,2 ° C.
Në kryeqytet, 3 ditë pas reshjeve historike të dëborës, mungesa e pastrueseve të dëborës dhe qeseve të kripës vazhdon të ndjehet. Rrugët kryesore u pastruan dhe disa linja autobusi rifilluan shërbimin sot në mëngjes, por shumë rrugë anësore mbetën të mbuluara nga dëbora.