Live From Tirana

Laert Vasili manipulues?! Ja si e komenton ekspertja e komunikimit Elsa Skënderi…

E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qën Elsa Skënderi, eksperte komunikimi. Ajo ka zbuluar më shumë mbi manipulimin emocional. Çfarë është në vetvete manipulimi emocional dhe si ta kuptojmë një person që po na mashtron?

Cili nga banorët e “Big Brother VIP 4” të duket më manipulues?

Kam parë shumë pak dhe nuk i njoh shumë. Por kam një prirje pë të menduar që ata që flasin shumë, janë të zhdërvjellët në të folur, jo gjithmonë kjo është një gjë e keqe, por ata që flasin dhe kanë një lloj lirshmërie dhe elokuence në të folur, janë ata që mund të të manipulojnë më shumë. Nga ata aty brenda që flet më shumë dhe që mbase mund të jetë manipulues, është Laerti. Por mos e merrni si të mirëqenë sepse kam parë jashtëzakonisht shumë pak.