Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta Zaçajn!

Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në vend të Holta Zaçajt.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese u mblodh për të nisur procedurat për të zgjedhur kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Gjyqtarja Fiona Papajorgji ishte e vetmja kandidaturë për këtë post dhe arriti të paktën 5 votat që i duheshin, ndërsa do të jetë në krye të Kushtetueses për një mandat 3-vjeçar.