Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri.
Pas golit të Rey Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.
Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.
Në portë është Strakosha. Mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk është as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit është Manaj.