Garda e Republikës së Shqipërisë ka një drejtues të ri në krye, pasi Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm, pas dorëheqjes së mëparshme të Ermal Onuzit.
Sipas njoftimeve zyrtare, Zereci është një oficer karriere me mbi 30 vite përvojë në strukturat e sigurisë dhe në vetë Gardën e Republikës, ku ka shërbyer në disa pozicione drejtuese dhe operacionale, përfshirë edhe drejtimin e Njësisë Speciale.
Ai e ka nisur karrierën e tij ushtarake në vitin 1986 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas është angazhuar në Gardën e Republikës, duke kaluar nëpër detyra të ndryshme deri në nivele të larta komanduese.
Gjatë karrierës së tij, Zereci ka mbajtur gradën “Drejtues i Lartë” dhe është trajnuar në disa programe brenda dhe jashtë vendit, të fokusuara në sigurinë e personaliteteve dhe mbrojtjen e institucioneve shtetërore.