Live From Tirana

Ledia Fazlli: “Jozit i ka bërë mirë rikthimi, një romancë shumë e fortë…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ledia Fazlli, për të folur mbi “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ajo banorët e këtij edicioni dhe lojën e tyre?

Si e sheh çiftin Jozi-Loredana?

Jozit i ka bërë shumë mirë rikthimi. Më duket shumë më ndryshe se ç’ka qenë kur doli. Loredana më ka pëlqyer gjithmonë si lojtare, por tani më duket shumë më brenda lojës. Më duket sikur po bëhet një personazh shumë i dashur i dashur se ç’ka qenë, por edhe Jozi ka filluar e është zbutur. Mund t’i konsideroj si një çift dhe do shikojmë një romancë goxha të fortë aty brenda.