Aktualitet

Lezhë, shpërndante droga të forta, pranga 19-vjeçarit

Policia e Lezhës goditi një rast të shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar një person. Në pranga ra 19-vjeçari Kristian Ndoci, banues në Kurbin, i cili u kap me 4 doza kokainë. Kontrolli fizik i policisë zbuloi lëndën narkotike, që i riu do ta shiste.