Liberia rikonfirmon njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke hedhur poshtë njoftimet e Beogradit, se e ka tërhequr. Përmes një deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme, thekson se “Liberia mbetet e përkushtuar ndaj Komunikimit të Përbashkët mbi Themelimin e Marrëdhënieve Diplomatike”. Aty nënvizohet se “Liberia e Kosova, vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjelltë e marrëdhënie miqësore”.