Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-in do të zhvillojnë bisedime në Uashington, mbi pasigurinë e samitit të planifikuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Përmes kësaj vizite, Presidenti Moon Jae-in do të përpiqet të qetësojë retorikën e zjarrtë amerikane, në mënyrë që dialogu mes palëve të rikthehet në rrugën e duhur.