Shqipëria do të debutojë në vjeshtën e këtij viti në aktivitetin më të ri të UEFA-s, të quajtur Liga e Kombeve. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi përballë Izraelit më 7 shtator në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Shqipërisë dhe Skocisë, që është skuadra tjetër në grup në Ligën e Kombeve, do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 17 nëntor.