Aktualitet

Pavarësia dhe siguria e gazetarëve, AMA: Situata s’është e kënaqshme!

Liria e medias lidhet edhe me pavarësinë e gazetarëve dhe sigurinë e tyre në marrëdhëniet e punës. Autoriteti i Medias Audiovizive dhe Komisioni i Medias nisën një debat publik në lidhje me këtë çështje. Për AMA-n, rregullimi ligjor i marrëdhënieve të punës është garanci për ushtrimin e lirë të profesionit. Deputetët e Komisionit të medias thanë se situata aktuale e tregut të punës së gazetarëve raportohet jo e kënaqshme. Ndërsa shoqatat e gazetarëve kërkojnë forcim të rolit sindikal, që aktualisht nuk ekziston dhe të përcaktohet statusi i gazetarit.