Bota

Më në fund lirohet Kanali i Suezit!

Lirohet Kanali i Suezit. Pas një jave mori fund bllokimi nga anija gjigante me kontejnerë “Ever Given”. Mjeti lundrues me flamurin e Panamasë devijoi për shkak të një stuhie rëre. Zhytësit dhe rimorkiatorët punuan pa pushim për të mundësuar lëvizjen e anijes 400 metra të gjatë.

Bllokimi çoi në pezullim të zinxhirëve të furnizimit global. Sipas autoriteteve, rreth 370 anije po prisnin kalimin në të dy anët e kanalit, por numri vlerësohet dhe më i lartë nga të tjera burime që flasin për afro 450. Kanali i Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq, siguron rrugën më të shkurtër detare mes Azisë dhe Evropës.

Përpjekjet për të çliruar anijen masive 400 metra të gjatë të ngarkuar me mijëra kontejnerë u intensifikuan më 28 mars. Ekpitet punuan për të hequr pjesë të bregut të kanalit dhe për të zgjeruar pastrimin afër harkut të anijes në një thellësi prej 18 metrash. Kjo sipas një deklaratë nga Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA).

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se në rast se operacioni për të liruar anijen dështon, duhet të hiqen disa nga 18 mijë kontenjerët në anije, për të zvogëluar peshën e saj.