Në 1 maj hyn në fuqi, lista e re e barnave të rimbursueshme. Nga 36 barna të listës, vetëm 16 janë principe aktive dhe 20 të tjera alternative, ku risi është futja e Perceptinës për të sëmurët më kancer. Ndërkaq burimet thonë se këtë vit nuk është marrë mendimi i shefave të shërbimeve në QSUT, të cilët përcaktojnë se cilat barna janë me efektive dhe cilat kanë përdorim më të shpeshtë. Ndërkohë nuk është publikuar ende sa është kostoja financiare e barnave të rimbursueshme për vitin 2018.