Sport

Liverpooli nuk i ndahet Strakoshës, gati oferta e re

Thomas Strakosha sërish në orbitën e Liverpool. Klubi anglez ka bërë ofertë konkrete për gardianin kuqezi. Sipas “Daily Mirror”, drejtuesit e “The Reds” janë të bindur se 23 vjeçari është elementi i duhur për të shmangur gabimet dhe pësimin e golave në mënyrë të çuditshme dhe për këtë i kanë dërguar ofertë konkrete Lazios. Plot 30 milionë euro plus bonuse për Strakoshën, që në sezonin e shkuar impresionoi në “Olimpico” duke qënë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Simone Inzaghi.